Vijon fushata e mbjelljes së pemëve në Elbasan, Llatja: Mbi 15 mijë fidanë deri në muajin mars

Vijon fushata e mbjelljes së pemëve në Elbasan, Llatja: Mbi 15 mijë fidanë deri në muajin mars

Kronikë E Martë, 23 Dhjetor 2025 10:16 Bashkia Elbasan vijon fushatën e mbjelljes së pemëve me synimin që deri në muajin mars të mbillen mbi 15 mijë fidanë të rinj në të gjithë territorin e saj. Fokus i kësaj nisme janë zonat e dëmtuara nga zjarret dhe erozioni, por edhe institucionet arsimore, duke e parë ndërgjegjësimin mjedisor si një proces që nis që në bankat e shkollës.Në kuadër të kësaj fushate, kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtoreshën e Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan, Vesa Llana Lico, iu bashkuan nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kuqan” për mbjelljen e pemëve në ambientet e shkollës. Kryebashkiaku Llatja theksoi se përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve është thelbësore për suksesin e nismave mjedisore.“Fëmijët dhe rinia janë...