Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet e reja)
Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Sic raporton News24 flakët janë të mëdha dhe rrezik mbeten disa biznese pranë tregut. “Megjithëse në vendngjarje janë 6 zjarrëfikëse dhe 30 forca të këtij shërbimi, flakët nuk janë neutralizuar duke shkaktuar panik tek banorët dhe pronarët e magazinave”, tha gazetarja Xhensila Kodra, e cila ndodhet në vendngjarje, gjatë një lidhje me studion e News24. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.