VIDEO/ Uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, merr çfarë i del para! Rrezikohen jetët e qytetarëve

VIDEO/ Uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, merr çfarë i del para! Rrezikohen jetët e qytetarëve

Situata meteorologjike në Shqipëri vijon të jetë e rënduar. Për shkak të nivelit të lartë dhe intensitetit të reshjeve që kanë rënë përgjatë 24 orëve të fundit, shumë qytete dhe rrugë janë përmbytur përgjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Gjirokastër, përroi i Ficos ka dalë nga shtrati duke vërshuar në rrugë. Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka vërshuar në rrugët e qytetit duke marrë makinat përpara, duke vënë gjithashtu në rrezik edhe jetët e qytetarëve.