VIDEO/ Shkuan të ndihmojnë RENEA për të kërkuar në ujërat e Osumit, bllokohet guida lokale
I futur në ndihmë të RENEA-s në ujërat e lumit Osum, për të ndihmuar në kërkimet për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, Xhuljano Kaloti, një 22-vjeçar nga Berati, ka ngecur në ujë që prej mesditës së sotme dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona ku ka ngecur kanë dështuar. Sipas informacioneve të marra nga banorë të qytetit të Skrapar, ky incident i rëndë ka ndodhur gjatë kërkimeve në Kanionet e Osumit, për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Burimet pohojnë se, gjatë lundrimit me varkat kanoe, njëra prej gomoneve është përmbysur si pasojë e rrjedhës së fortë të ujit dhe Xhuljano Kaloti ka ngucur në mes të shkëmbinjve të asaj që...
Burimi:
syri.net