Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
VIDEO/ Rrëshqet rruga në fshatin Vajzë të Selenicës, dëmtohen edhe dy banesa…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë. Si pasojë e motit të keq, një segment rrugor ka rrëshqitur, ndërsa dy banesa janë dëmtuar. Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga dëmtimi i banesave. Forcat e Policisë ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, pasi kjo rrugë shërben si lidhje për disa fshatra të njësisë administrative Sevaster. Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe nga rritja e nivelit të lumit Vjosë, i cili ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Sipas të dhënave, niveli i ujit ka arritur rreth 7 metra. Autoritetet kanë njoftuar banorët e zonave të rrezikuara dhe,...