VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në qytetin e Kavajës.  Biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas edhe është ndaluar nga policia.  Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para.  Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.  Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.