Burimi:
syri.net

Foto © syri.net
VIDEO/ KAOS NË DURRËS/ Përmbyten rrugët e qytetit, uji vërshon në pallate e biznese…
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve. Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret. Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit. Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët. Qytetarët raportojnë se kanalizimet nuk kanë përballuar sasinë e reshjeve, duke përkeqësuar situatën. Sipas banorëve të qytetit bregdetar, kjo situatë është më e rënduar, ndërsa raportojnë se hidrofori i ri është difektoz dhe se tubat e thithjes janë vendosur më lartë se i...








