VIDEO-EMRI/ Plagosja në Korçë, i lënduari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

VIDEO-EMRI/ Plagosja në Korçë, i lënduari dy vite më parë kishte vjedhur shtëpinë e adoleshentit

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku 37-vjeçari Benard Qelemeni, i sapo kthyer nga Greqia ka mbetur i lënduar nga një 17-vjeçar. Burimet kanë bërë të ditur se, autori i plagosjes, një 17 vjeçar, është larguar nga vendi i ngjarjes pasi e ka qëlluar 37-vjeçarin, por kanë qenë forcat e komisariatit të policisë që e kanë kapur vetëm disa minuta më pas. Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, e i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre. I plagosuri ka qenë ai që ka goditur 17 vjeçarin i cili ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur...