VIDEO/ Dukuria e rrallë në Orikum habit banorët: Deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm, përmbyt banesa e biznese

VIDEO/ Dukuria e rrallë në Orikum habit banorët: Deti ngrihet mbi nivelin e zakonshëm, përmbyt banesa e biznese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur përgjatë vijës bregdetare të Orikumit, ku deti ka pësuar rritje të nivelit, duke bërë që uji të përmbytë shtëpi dhe biznese. Niveli i ujit të detit është rritur me 1.5 metra, ndërsa fenomeni ka frikësuar jo pak banorët e Orikumit. Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji, ku për pasojë ka  depërtuar ne oborret e bizneseve dhe disa banesave. Si pasojë e rritjes së nivelit të detit është përmbytur edhe rruga kryesore. Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës dhe nga era e fortë.