Valixhja me vegla pune alarmon policinë, çanta tek Rruga e Barrikadave ishte harruar nga një punëtor
Një çantë e dyshimtë që u gjet sot në mbrëmje, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave vuri në alarm policinë. Pasi verifikoi njësia anti-ekaploziv u zbulua se valixhja kishte vegla ndërtimi. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë. Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.
Burimi:
syri.net