Udhëtimi i fundit drejt Lionit, rrëfehet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK që vdiq në aksidentin tragjik: Fatkeqësi e madhe!
Vasil Palo ishte një prej dy shqiptarëve dhe 7 tifozëve të PAOK-ut, që humbi jetën në aksidentin tragjik të ditës së djeshme në Rumani, teksa udhëtonin drejt Lionit të Francës për ndeshjen e radhës në Europë. Thoma Nika, i afërm i të riut shqiptar nga Korça, që ishte një prej tifozëve më aktivë të skuadrës greke, ka rrëfyer se si e njeh të ndjerin, lidhjet familjare me të dhe çfarë di për ngjarjen e rëndë. “Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet. Djali kishte lindur në Greqi. Djem të rinj ndjekin ndeshjet, nuk e di çfarë ekipi ishte, pak e di, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja....
Burimi:
syri.net