U plagos nga bashkëkombasi i tij, turku s’bashkëpunon me policinë: Nuk e njoh autorin! Zbardhet dinamika, si ndodhi ngjarja
Turku 36-vjeçar Halil Uçar, i cili u plagos mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë nga një bashkëkombës i tij, nuk ka treguar bashkëpunim me policinë. Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, ai ka deklaruar se nuk e njeh personin që e qëlloi dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë konflikt. Sipas policisë, dinamika e ngjarjes është zbardhur plotësisht. Autori dhe i plagosuri ndodheshin në tavolina të ndryshme dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte darkuar në katin e parë, autori – po ashtu shtetas turk dhe ende i paidentifikuar – është ngjitur në katin e dytë, ku ka qëlluar me armë në drejtim të Uçarit, duke e plagosur me një plumb në shpatull.Lexo edhe...
Burimi:
vizionplus.tv