U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona pasi janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me njëri tjetrin ku u përdor edhe armë zjarri. Në kërkim u shpallën shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K, i cili ka përdorur armë zjarri gjatë sherrit, është gjetur një pushkë pneumatike sportive, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. K., 32 vjeç, dhe A. M., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur kryqëzimi i Vinotekës, janë konfliktuar...