U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

U konfliktua me një person dhe e kërcënoi me armë zjarri, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kërcënoi me armë zjarri një person gjatë një sherri në rrugë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.K., banues në Xhafzotaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur të hënën në vendin e quajtur Kodra e Rrashbullit. Njoftimi: Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari. Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin: -E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj. Ky shtetas dyshohet se më...