U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit/ Drejtori i IEVP Durrës pëson hemorragji cerebrale, dërgohet në QSUT
Drejtori i komanduar i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është shtruar për trajtim mjekësor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Sipas gazetarit të Syri TV, Fatjon Gjinaj, Llabani ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga stafi specialist. Në QSUT ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm, i cili po ndjek nga afër situatën.
Burimi:
syri.net