U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut kanë bërë të mundur ditën e sotme, 28 shkurt, gjetjen e trupit të qytetarit me inicialet I.K., 42 vjeç. Trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq, njofton Ministria e Mbrojtjes. Autoritetet vijojnë procedurat përkatëse dhe janë në kontakt me familjarët. Kujtojmë që Forcat e Armatosura prej ditësh ishin në kërkim për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit, i cili dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur në lumë, mbrëmjen e 20 shkurtit, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, në afërsi të kanioneve të Osumit në Skrapar. Për gjetjen e 42 vjeçarit qe angazhuar vullnetarisht me forcat RENEA dhe një 22-vjeçar, banor i zonës por mbeti...