U dëmtua aksidentalisht duke riparuar mjetin e tij në servis, ndërron jetë 23-vjeçari në Librazhd
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd këtë të diel. Një 23-vjeçar ka humbur jetën pas një dëmtimi të marrë në një servis automjetesh. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi L. D., 23 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në një servis. “Në Spitali i Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi L. D., 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv