Tronditet Greqia, vr*tet në burg shqiptari i njohur. Rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm
Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos në Greqi, ku një i burgosur shqiptar u qëllua me thikë nga një i dënuar grek. Jani Aliaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, shkruan Kathimerini. Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut. Jani Aliaj rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços. Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Jani Aliaj u arrestua më 3 janar 2025 në Athinë pas 9 vitesh në arrati. Aliaj u arrestua në Athinë falë bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Ngjarja për të cilën akuzohet Jani Alia u zbardh nga autoritetet shqiptare falë gjurmëve të ADN-së...
Burimi:
kohajone.com