Tre ditë me temperaturë, të vjella e diarre/ Detaje të reja nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë

Tre ditë me temperaturë, të vjella e diarre/ Detaje të reja nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e raportuar në Vlorë, ku një 4-vjeçar është dërguar i pajetë në spital. Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka humbur jetën ditën e premte, ndërsa është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas burimeve, fëmija kishte rreth tre ditë që shfaqte simptoma të temperaturës së lartë, të vjella dhe diarre. Ditën e djeshme, familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt Orikumit, por ambulanca e këtij qyteti e ka marrë fëmijën pa shenja jete. Nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.