Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur këtë të martë, 17 mars, në Tiranë. Një autobot uji i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë ka përplasur një grua, e cila po lëvizte me një motor elektrik. Si pasojë e përplasjes në asfalt, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, por edhe urgjenca, të cilët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë. Ngjarja e rëndë u regjistrua pranë Gjykatës Civile të Tiranës.
Burimi:
javanews.al