Tragjike në Itali, vëllai vret motrën: Dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk më linte të flija
Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën e Napolit në Itali, ku një 22-vjeç ka humbur jetën. E reja u dhunua nga vëllai i saj 28-vjeç, i cili e la pa ndjenja. Edhe pse vajza u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk arriti t’ia dilte. Pas ngjarjes së rëndë, 28-vjeçari u arrestua nga autoritetet. Në dëshminë e tij, ai ka thënë se me motrën kishte pasur konflikte të vazhdueshme kohët e fundit. Shkak për këto konflikte sipas tij, ishte bërë “veprimet” e të motrës. Ai ka thënë se ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe se nuk e linte të flinte. Ndërkohë që puna për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijon./vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv