Tragjedi në Roskovec: Burri vret bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës

Tragjedi në Roskovec: Burri vret bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak minuta më parë fshatin Kuman, në Bashkinë Roskovec. Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është vetëvrarë, duke shënuar një tjetër rast tragjik të dhunës në familje. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilat bëjnë me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e policisë, si dhe grupi i ekspertëve të kriminalistikës. Aktualisht, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi shkaqet dhe dinamikën e krimit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të fortë në komunitetin lokal, ndërsa policia vijon hetimet.