Tragjedi në Itali/ Dy të rinj nga Kosova humbin jetën pas përplasjes me kamionin

Tragjedi në Itali/ Dy të rinj nga Kosova humbin jetën pas përplasjes me kamionin

Dy të rinj nga Kosova humbën jetën të premten pasdite në autostradën A4 drejt Triestes në Itali. Ata po udhëtonin me makinë, me shumë gjasa duke u drejtuar drejt kufirit slloven, kur u përplasën me shpejtësi të lartë me një kamion që transportonte mallra. Frenimi i menjëhershëm i mjetit të rëndë mund të ketë qenë shkaku i përplasjes. Dukshmëria në zonë kishte qenë e pakët për shkak të mjegullës së dendur, por atë pasdite ishte më e mirë. Mediat italiane shkruajnë se përplasja ka qenë e fortë duke bërë që makina e viktimave të shtypet nën rimorkion e kamionit. Dy personat humbën jetën pothuajse menjëherë. Shtetasit kosovarë janë identifikuar si Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli 21 vjeç. Ata po udhëtonin në një Volkswagen Golf me targa...