Trafikuan kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, SPAK identifikon edhe 5 anëtarë të tjerë të grupit! Sekuestrohen disa automjete luksoze

Trafikuan kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë, SPAK identifikon edhe 5 anëtarë të tjerë të grupit! Sekuestrohen disa automjete luksoze

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë, ka zbuluar një episod të ri të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Kolumbia drejt Shqipërisë, të lidhur me laboratorin e drogës në Frakull të Fierit. Numri i personave të identifikuar në këtë rast ka shkuar në 15, prej të cilëve 10 janë tashmë të dënuar, ndërsa 5 janë identifikuar së fundmi dhe janë nën hetim. Pesë masa sigurie janë caktuar: tre persona janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim. NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka zhvilluar veprime të mëtejshme hetimore në kuadër të procedimit penal nr/141/1.1 i vitit...