Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

Rritja e fluksit të emigrantëve gjatë kësaj periudhe ka sjellë edhe një shtim të ndjeshëm të trafikut në rrugët e qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në oraret e pikut. Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Kukës ka bërë të ditur se, për të përballuar situatën, janë shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet problematike të qytetit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve. “Është hartuar një plan masash ku janëe shtuar forcat e policisë në të gjitha kryqëzimet për rregullimin e trafikut”, tha Dritan Karaj, Shef i Sektorit të Policisë Rrugore, Kukës. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se problematika kryesore që vazhdon të ndikojë negativisht në qarkullimin rrugor mbeten parkimet e gabuara. “Është organizuar puna duke...