Tmerri në kthesat e Dragostunjës/ Shoferët për SYRI TV: Si ‘Benz’-i i shpëtoi për sekonda masivit të gurëve që ranë nga mali
Një rrëshkitje masive dheu dhe gurësh ka bllokuar totalisht aksin kombëtar Librazhd-Prrenjas, duke paralizuar të gjithë qarkullimin që lidh kryeqytetin me juglindjen e vendit. Ngjarja ndodhi në mëngjes, rreth orës 11:00, në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës, ku një pjesë e madhe e shpatit të malit u shkëput dhe mbuloi të dyja korsitë e rrugës. Si pasojë, aksi i vetëm rrugor që lidh Tiranën me Pogradecin, Korçën dhe pikën kufitare të Qafë Thanës me Maqedoninë e Veriut është tërësisht i pakalueshëm. Kjo ka krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa qindra qytetarë dhe mjete të transportit të mallrave kanë mbetur të bllokuar. Shumë drejtues mjetesh, pas orësh të tëra pritjeje, janë detyruar të kthehen mbrapsht. Në terren ndodhen forca policie dhe mjete të rënda, të...
Burimi:
syri.net