Tiranë/ Vodhi xhirot ditore në tre subjekte, arrestohet 30-vjeçari pas operacionit ‘Metoda’

Tiranë/ Vodhi xhirot ditore në tre subjekte, arrestohet 30-vjeçari pas operacionit ‘Metoda’

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Metoda”, duke zbardhur tre vjedhje me dhunë të kryera në subjekte tregtare, ku autor dyshohet një 30-vjeçar. Sipas Policisë, shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua vetëm pak orë pas vjedhjes së fundit, pasi kishte kanosur me mjet prerës (thikë) punonjësen e një njësie të një kompanie telefonike në Rrugën e Dibrës, duke i marrë xhiron ditore. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan veprime të shpejta hetimore dhe operacionale, të cilat çuan në identifikimin dhe kapjen e autorit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan shuma e parave të vjedhura, mjeti prerës dhe celulari. Nga hetimet rezulton se 30-vjeçari dyshohet se, me të njëjtën metodë, kishte kryer edhe dy vjedhje të...