Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Thyen “arrestin në shtëpi”, kapet i dehur pas aksidentit rrugor
Kronikë E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 12:17 Një aksident rrugor i ndodhur në Sukth ka çuar në arrestimin e një 32-vjeçari, i cili jo vetëm drejtonte automjetin në gjendje të dehur, por rezultoi edhe person në kërkim nga drejtësia. Shtetasi Alfred Dumi u ndalua nga shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë pas përplasjes së automjetit me disa pemë anës rrugës. Sipas njoftimit zyrtar, policia u sinjalizua për aksidentin dhe mbërriti në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale. Gjatë kontrollit, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, ku në matjen e dytë rezultoi me 1.29 mg/l alkool në gjak, nivel shumë më i lartë se normat e lejuara për drejtimin e automjetit. Nga verifikimet e kryera në sistem, u konstatua se 32-vjeçari ishte aktualisht në kërkim,...