Tepelenë, humb gjurmët një bari 65-vjeçar pranë lumit Vjosë

Tepelenë, humb gjurmët një bari 65-vjeçar pranë lumit Vjosë

Kronikë E Mërkurë, 4 Shkurt 2026 13:09 Një burrë 65-vjeçar nga fshati Mezhgoran në Tepelenë rezulton i zhdukur dhe autoritetet policore janë vënë në kërkim të tij. Ylli Dine është denoncuar nga familjarët e tij si i humbur tre ditë më parë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Pas denoncimit, policia ka nisur menjëherë operacionin për gjetjen e tij. Aktualisht, aksioni i kërkim-shpëtimit përqendrohet kryesisht në lumin Vjosë. Ky fokus u shtua pasi pranë bregut të lumit u gjetën disa sende personale të 65-vjeçarit, përfshirë kërrabën dhe velenxën e tij, gjë që ka nxitur dyshimet se ai mund të jetë hedhur ose rrëmbyer nga uji i rrëmbyeshëm i Vjosës. Autoritetet po punojnë me kujdes për të siguruar çdo gjurmë që mund të ndihmojë...