Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas
Shtetasit V.D dhe A.G. u dënuan sot në 10 mars me nga 20 vite burg secili, pasi ishin akuzuar për tentativë vrasjeje për hakmarrje. Ngjarja ndodhi në vitin 2019, kur të dy shtetasit, me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes të vëllait të A.G, kanë dashur të ekzekutojnë A.H. në vendin e quajtur Dukas Breg në Patos. I pandehuri A.G e ka qëlluar shënjestrën tre herë me armë zjarri, duke e plagosur atë. A.H. mori plagë në krahun e majtë. Njoftimi i Prokurorisë së Fierit Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u shpallën fajtorë dhe dënuan me 20 vjet burg secili të pandehurit V.D alias L dhe A.G. për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur...
Burimi:
javanews.al