Të braktisur prej 3 ditësh, Ministria e Shëndetësisë: 3 fëmijët dhe e ëma janë në spital!

Të braktisur prej 3 ditësh, Ministria e Shëndetësisë: 3 fëmijët dhe e ëma janë në spital!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka njoftuar se 3 fëmijët e gjetur të braktisur sot në apartamentin e tyre në Durrës, bashkë me të ëmën, kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, dhe se iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme. Njoftimi i plotë: Pas sinjalizimit nga media ditën e sotme, mbi braktisjen e mundshme të tre fëmijëve nga nëna e tyre, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit mori deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre. Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës,  ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve,  të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe  veshmbathja e nevojshme. Në vijim, do...