“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

Në shkollën 9-vjeçare “100-vjetori i Pavarësisë” në Kamëz, disa prindër kanë denoncuar pranë redaksisë së emisionit investigativ “Stop” dhunën sistematike ndaj nxënësve të klasës së katërt nga mësuesja kujdestare Mine Hasani. Nga pamjet e siguruara me kamera të fshehtë, mësuesja i godet fizikisht nxënësit, si edhe përdor gjuhë fyese, kërcënuese dhe degraduese ndaj tyre. Në një monitorim prej më shumë se një javë, rezulton, se shprehjet si “ta plas kokën”, “ta mbys fare”, “idiote”, “kafshë”, “zero jeni”, janë “buka e përditshme” e mësuese Mines. (Dita e parë) Mësuesja – Gjej trekëndëshin! Trekëndëshi është këtu. Tek cila koordinatë? Tek cila koordinatë? Nxënësja – 4! Mësuesja –4 hë? Tek cila koordinatë është? Mësuesja –Vazhdo! Vazhdo! Te libri! Çfarë thotë libri? Çfarë thotë poshtë? E lexon këtej poshtë...