SYRI TV/ Abuzimi me tenderin 4.1 mln euro të ujësjellësit në Memaliaj, 8 fshatra ende pa ujë

SYRI TV/ Abuzimi me tenderin 4.1 mln euro të ujësjellësit në Memaliaj, 8 fshatra ende pa ujë

Pak ditë më parë, SPAK njoftoi se ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të Memaliajt, Gjolek Gucin, i cili akuzohet për abuzimin me tenderin 4.1 milionë euro të ujësjellësit të disa fshatrave. Tashmë që pritet gjykimi i kësaj dosjeje në GJKKO, në terren faktet tregojnë se me këtë tender është abuzuar. Nga një vëzhgim i bërë nga Syri Televizion, rezulton se fshatrat për të cilat Gjolek Guci shpenzoi 4.1 milionë euro për ndërtim ujësjellësi janë pa ujë të pijshëm. Syri TV Tenderi 4.1 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit në Bashkinë Memaliaj, ku përfshihen 8 fshatra si Vasjar, Iliras, Qesarat, Anë-Vjosë, Toç, Lulëzim, Zhulaj, Krahës, si dhe qyteti Memaliaj, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Por ndërkohë që çështja ndodhet në dyert e...