“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

“Sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi“, avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, duan të bëhet “kokë turku”

Avokati Edmond Petraj, gjatë një interviste në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH ka komentuar rastin e gjyqtares Irena Gjoka, ku u shpreh se po tentohet që ajo të bëhet “kokë turku”, ndërkohë që, sipas tij, faktet tregojnë të kundërtën. Ai theksoi se nuk ka pasur viza të falsifikuara dhe se ndalimet në kufi kanë qenë veprime arbitrare të policisë greke në atë periudhë, pa pasoja penale apo administrative. “Për gjyqtaren Irena Gjoka kërkohet të bëhet “kokë turku” nga ata që pretendojnë se ajo ka shkelur ligjin. Nga informacionet që unë disponoj, e vërteta nuk është kështu. Së pari, nuk ka viza të falsifikuara, por janë viza njëvjeçare të marra nga Ambasada Greke në Tiranë. Në atë rutinë të caktuar, pala greke...