SPAK, operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit”/ Merr pjesë dhe drejtuesi i BKH-së Jon Keta
Një operacion blic i SPAK-ut, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit, u zhvillua për të goditur një bazë të një call center-i që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër. Operacioni u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe sipas informacioneve, ai ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”. Në operacion mori pjesë edhe vetë drejtori i BKH-së, Jon Keta. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi çështjen.
Burimi:
javanews.al