SPAK dhe BKH kontrolle në Call Center, 10 të arrestuar
Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa kontrolle një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz 4Ever Green Tower që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit. Kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, u bënë me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave. Aktualisht, në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 10 persona. Ndërkaq, dy persona, pronarë të call center janë shpallur në kërkim. Deri më tani janë bastisur 6 ambiente. Kontrollet kanë nisur prej mëngjesit të djeshëm në disa objekte, pas firmosjes së kërkesës...
Burimi:
ntv.al