SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë
SPAK ka dërguar për gjykim dosjen kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe ndaj 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje me tenderin 700 mijë euro. Për gjykim janë edhe Adela Ruko, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK-u se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 08.01.2026, ka paraqitur kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e...
Burimi:
kohajone.com