Situatë kaotike edhe në Korçë e Pogradec, uji përmbyt rrugë dhe banesa

Situatë kaotike edhe në Korçë e Pogradec, uji përmbyt rrugë dhe banesa

Kronikë E Mërkurë, 7 Janar 2026 11:13 Përmbytje masive janë shkaktuar si pasojë e motit të keq edhe në Koçë e Pogradec. Sipas raportimeve, lumi në fshatin Shamoll në bashkinë e Korçës, ka dalë nga shtrati dhe për pasojë janë përmbytur disa banesa të këtij fshati. Sipas kryeplakut të fshatit, një situatë e tillë përsëritet përherë kur ka reshje. Sipas tij, e gjithe kjo vjen për shkak të mos funksionimit të kanaleve vaditëse në kufij me fshatra të bashkisë Maliq. Banorët thonë se brenda një muaji janë përmbytur dy herë duke u dëmtuar jo vetëm banesat por dhe bazat ushqimore për blegtorinë. Ndërkohë situata paraqitet e rënduar edhe në Pogradec, ku janë përmbytur disa banesa në fshatin Rrëmenj.