Situatë e rënduar nga reshjet, lumi Erzen del nga shtrati në Katund të Ri në Durrës, probleme me qarkullimin

Situatë e rënduar nga reshjet, lumi Erzen del nga shtrati në Katund të Ri në Durrës, probleme me qarkullimin

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Në Katund të Ri, në Durrës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke vështirësuar qarkullimin në këtë zonë. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, lëvizja me automjete të vogla është e pamundur.  Situata e përmbytjeve paraqitet problematike edhe në zona të tjera të vendit, ku reshjet intensive kanë sjellë përmbytje të tokave bujqësore, shtëpive dhe vështirësi në qarkullim.