“Situata ende e rrezikshme në Durrës”, Sako: 800 banesa të përmbytura dhe 180 banorë të evakuuar

“Situata ende e rrezikshme në Durrës”, Sako: 800 banesa të përmbytura dhe 180 banorë të evakuuar

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në disa zona të qytetit, përfshirë Kënetën, Shkozetin, Nish Tullën dhe lagje të tjera. Sipas saj, rreth 800 banesa janë prekur nga prania e ujit, ndërsa 180 banorë janë evakuuar. Sako theksoi se hidrovori po punon me kapacitet të plotë dhe funksionon normalisht, ndërsa OSHEE ka stakuar 37 kabina elektrike për arsye sigurie. Ajo shtoi se situata nuk është ende jashtë rrezikut, pasi vetëm gjatë ditës së sotme në Durrës kanë rënë rreth 110 mm reshje. Emiriana Sako: Kemi probleme në kënetë, Shkozet, Nish Tulla etj. Kemi 800 banesa me prani uji, janë evakuuar 180 banorë në dy qendra konvaleshence dhe aty do të marrin trajtimin...