Si i shpëtoi policisë krahu i djathtë i “Fantazmës”, pas breshërisë
Dy persona janë arrestuar dje nga Policia e Shkodrës në lagjen Kiras ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të patrullës për të ndaluar. Në pranga ka rënë Ervis Baba, shofer i automjetit dhe një i mitur, ndërsa në kërkim është shpallur Barush alias Bajram Bregu, krahu i djathtë i Ibrahim Licit i njohur si “Fantazma”. Barush Bregu ka qenë gjithashtu pasagjer në automjet, i cili ka qëlluar në ajër dhe më pas ka arritur të largohet. Policia ‘blindoi’ lagjen Kiras me kontrolle, por nuk është arritur të lokalizohet vendndodhja e tij. Barush Bregu është gjithashtu shpallur në kërkim 1 ditë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Shkodër më 8 shtator 2025 ku mbeti e plagosur edhe kamarierja Meri...
Burimi:
ntv.al