Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Shqiptari lyen me benzinë gruan dhe tenton ta djegë, e shpëton djali i tyre i mitur
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një i mitur shqiptar nga shpëtuar nga vdekja nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur në Cavarzere, ku një 43-vjecar pas grindjes me të shoqen e ka lyer atë me benzinë dhe ka tentuar që t’i vërë flakën. Ka qenë djali i tyre i mitur që ka arritur t’i fshehë çakmakun, deri në mbërritjen e policisë. Autori është vënë në pranga dhe do të dalë para drejtësisë me akuzë e tentativës për vrasje.