Shqiptari kapet me 1 kg kokainë, mbronte “biznesin” me një pistoletë lodër
Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua në Rimini nga Policia e Shtetit, dhe në kushtet e flagrancës, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Gjatë kontrollit në Rimini, iu sekuestruan pak më shumë se 1 kg kokainë dhe një armë pistoletë gjysmëautomatike, që rezultoi lodër. Operacioni, i kryer si pjesë e një përpjekjeje të shtuar për të luftuar krimin e përhapur, u nxit pasi hetimet zbuluan një rrjet të dyshuar për trafik droge në qendër të qytetit. Hetuesit kishin mbledhur prova për një burrë që dyshohej se kishte bërë shitje të shumta, duke përdorur makinën e tij, të parkuar pranë një pallati ku ishte raportuar një fluks i vazhdueshëm njerëzish, të cilët ndalonin vetëm për disa minuta. Oficerët gjetën automjetin që po përdorte i...
Burimi:
javanews.al