Shqiptarët në Belgjikë presin 387 kilogramë kanabis të ardhur nga Amerika
Dy shqiptarë rrezikojnë deri në tre vjet burg për një transaksion droge prej 387 kilogramësh kanabis në një zonë industriale në Lanaken. Lënda narkotike ishte futur përmes aeroportit të Zaventemit, e ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Ngjarjet datojnë në fund të marsit 2025. Atëherë dogana interceptoi një dërgesë të dyshimtë që ishte importuar përmes aeroportit të Zaventemit. Bëhej fjalë për 387 kilogramë kanabis nga Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat belge. Policia Gjyqësore Federale (FGP) u njoftua për transaksionin e planifikuar të drogës në një zonë industriale në Lanaken. Hetuesit kryen një vëzhgim gjatë të cilit paletat me drogë u transferuan nga një kamion me targa gjermane në një Volksëagen Crafter të marrë me qira. Dy shqiptarët u arrestuan në vendngjarje. Dy burrat shqiptarë, 25 dhe...
Burimi:
syri.net