Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme, në Kuzum Baba, në Vlorë. Burime bëjnë të ditur se shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur jo në zonë të banuar, duke bërë që fatmirësisht të mos ketë dëme në njerëz. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të hetuar shkaqet e ngjarjes. Sipas Policisë, bombola e gazit ka shpërthyer si pasojë e djegies së shkurreve, teksa ndodhej brenda tyre.