Shoqata e Siguruesve: Përgjegjësia për sigurinë rrugore s’është vetëm e drejtuesve

Shoqata e Siguruesve: Përgjegjësia për sigurinë rrugore s’është vetëm e drejtuesve

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësim për situatën në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rritje të aksidenteve rrugore. Sipas shoqatës, përgjegjësia nuk mund të mbetet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, pasi mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën dhe menaxhimin e rrezikut. Shoqata thekson se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve kanë qenë të vonuara ose të pamjaftueshme, duke rritur rrezikun për qytetarët dhe mjetet. Njoftimi i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë: Për situatën në akset rrugore të Veriut dhe Verilindjes, si pasojë e motit të keq Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore...