Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos
Ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca është paraqitur ditën e sotme në 26 shkurt në GJKKO, si i dyshuar për veprën penale të shkeljes së barazisë në pjesëmarrje në tendera. Kjo vepër i atribuohet kohës kur ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Ndreca ishte vetë i pranishëm në seancë. Më herët përmes avokatit, Ermal Yzeiraj, ai kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, gjë e cila u rrëzua. Avokati i Ndrecës kërkoi nga Gjykata e Posaçme shpalljen e moskompetencës së çështjes. “Kjo gjykatë nuk është kompetente për shqyrtimin e kësaj çështjeje, akuza është e paqartë. Me ndryshimet e nenit 75 të Kodit të Procedurës Penale, GJKKO gjykon krimet bazuar në nenin 258. Mbi 800 mijë lekë, kompetente për shqyrtimin e kësaj shume...
Burimi:
javanews.al