Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin N.Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, shkruan A2. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.