Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Policia e Beratit ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar penalisht një tjetër, pasi u kapën duke lëvizur me automjet me qëllim shitjen e lëndëve narkotike. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se dy shtetas po lëviznin me automjet në aksin rrugor “Dimal–Kuçovë” për të shpërndarë lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar. Automjeti drejtohej nga shtetasi N. Ç., 40 vjeç, ndërsa pasagjer ishte shtetasi K. Q., 28 vjeç. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen. Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua penalisht në...