Sherri ku mbeti i vrarë i riu/ Publikohen pamjet kur autori arratiset me gruan e tij pas krimit

Sherri ku mbeti i vrarë i riu/ Publikohen pamjet kur autori arratiset me gruan e tij pas krimit

 Pak sekonda para se të shfaqet në këtë video duke vrapuar me bashkëshorten, Gazment Buçpapaj, 39 vjeç, me origjinë nga Tropoja, kishte vrarë një person vetëm për bllokimin e rrugës në një rrugicë të zonës së ish-Parkut në Tiranë, pasditen e 20 shkurtit. Të dy, burrë e grua, braktisën makinën e tyre jo shumë larg vendit të ngjarjes ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë Egli Pashollari, dhe u larguan me shpejtësi. Brenda makinës la edhe thikën, e cila më vonë u gjet si provë e rëndësishme materiale nga policia, për dokumentimin e ngjarjes së rëndë. Hetuesit kanë zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë, dëshmisë së gruas së Buçpapajt dhe të disa dëshmitarëve që ndodhën në vendin e ngjarjes. Report Tv...